Ç'mendojnë investitorët e huaj për tatimet? Gjysma e kontrolleve për rryshfet dhe korrupsion
Nëse perceptimi i biznesit vendas apo tregëtarëve nga rrethe të ndryshme të vendit në raport me kontrollet e tatimorëve mund të duket i paragjykuar për shkak të traditës jo dhe aq korrekte që kemi trashëguar në sistemin e tatimeve, të huajt janë gjithmonë më të drejtëpërdrejtë dhe shumë më pak emocionalë lidhur me korrektesinë e administratës tatimore shqiptare.
Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri ka kryer së fundmi një sondazh mbi klimën e biznesit në Shqipëri, duke kryer 91 intervista në investitorë të huaj, të cilët janë pyetur për lehtësinë e të bërit biznes dhe raportet që ata kanë me organet tatimore, gjykatat dhe qeverinë.
Përfundimet e sondazhet sa i takon raportit me administratën tatimore përshkruhen sa vijon: “Perceptimi i anëtarëve të Shoqatës së Investitorëve të Huaj është se gjysma e inspektimeve dhe auditeve bëhen për shkaqe të ligshme, ndërsa pjesa tjetër për rryshfet dhe korrupsion”.
Po ashtu intvestitorët e huaj shohin si problematike në Shqipëri, ndryshimin e shpeshtë të taksave, zvarritjen në gjykata dhe shkallën e lartë të informalitetit.
Add new comment