Martin Schultz në shënjestër nga kolegët: Po jeton si monark, dy limuzina dhe 33 asistentë!
Mediat europiane i kanë dhënë jehonë akuzave që parlamentarët europianë I kanë bërë kreut të Parlamentit Europian, Martin Schulz, se po shpërdoron paratë publike. Në një raport që ata zbuluan, sipas “Daily Mail”, gjermani Schulz ka dy limuzina, dy shoferë dhe 33 asistentë të tjerë. Sipas akuzave, politikani socialist, i cili ka bërë thirrje për kontribute financiare më të larta nga vendet anëtare, po tregonte një shembull të keq. Schulz, i cili ka qenë deputet për 21 vjet, merr deri në 227.000 paund në vit paga dhe kompensime. Numri i madh i shoqëruesve të tij është menduar t’i kushtojë taksapaguesve më shumë se 1 milion paund. Mes kurioziteteve luksoze të stafit, figurojnë pesë zyrtarë shtypi, një zëdhënës, dy asistentë shkrimesh dhe madje, dy pritës të veshur me uniformë të zezë, që përshëndesin dhe përcjellin mysafirët në takimet e tij.
Add new comment