Shpërndarja e investimeve sipas një piramide urbane
Qeveria është duke përmbyllur punën për të krijuar të ashtuquajturën Piramida urbane. Janë tre plane strategjike që do përcaktojnë hierarkinë e qendrave urbane, të cilat më pas do të lidhen drejtpërsëdrejti me investimet publike, për të përmirësuar cilësinë e jetës në rajonet, qytetet dhe zonat rurale të vendit do të jenë gati brenda këtij viti në kuadër të strategjisë së qeverisë për një zhvillim sa më të qëndrueshëm territorial e hapësinor në Shqipëri. Kështu dokumenti do të përmbajë
Planin e Përgjithshëm Kombëtar që do të orientojë përdorimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve dhe potencialeve të Shqipërisë. Minsitria e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni tha se kanë nisur konsultimet për këtë dokument që përkon edhe me iniciativën e qeverisë për të asistuar financiarisht bashkitë e rteja.
Dokumenti do të japë edhe garancitë ligjore të nevojshme, për një zhvillim të qëndrueshëm urban, ekonomik, social e mjedisor në territor. Pjesë e tij është edhe plani i Integruar për zonën ekonomike Tiranë-Durrës që do të orientojë përdorimin dhe shfrytëzimin e kësaj zone si dhe do të propozojë krijimin për infrastrukturën e nevojshme, nxitjen e zhvillimit të mëtejshëm ekonomik dhe përmirësimin e klimës së biznesit.
Pika e tretë e dokumentit straegjik është është plani I integruar për bregdetin, cili synon të sjellë propozimet për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të harmonizuar të zonës bregdetare të Shqipërisë.Në të përfshihen të gjitha bashkitë të cilat preken nga brezi bregdetar. Plani ka si qëllim orientimin e zhvillimeve urbane pranë bregdetit si dhe orientimin e politikave të tjera sektoriale, të cilat prekin këtë zonë.
Add new comment