Rrjetet sociale bashkojnë infermieren me pacienten e vogël pas 38 vjetësh
Një grua që pësoi djegie të rënda në fëmijërinë e saj, më në fund ka shansin të falënderojë infermieren e spitalit që kujdesej për të, në sajë të një postimi në rrjetet sociale, duke zbuluar identitetin e infermieres në një fotografi të hershme kur ajo ishte në moshën 38-vjeçare. Amanda Scarpinati thotë se e ka çmuar gjithmonë atë foto kur ish veç një foshnje në krahët e infermieres së re. Fotot janë publikuar në raportin vjetor të “Albany Medical Center” në vitin 1977, por pa emra. Fotot bardhezi bërë nga fotografi Carl Howard kanë një bekim, ‘Shën Maria dhe Fëmija’. “Të rritesha si një fëmijë i shëmtuar nga djegiet, më torturonte shumë”, tha 38-vjeçarja Scarpinati me origjina nga Athina, 25 milje në jug të Albany në Nju Jork. Bisedoja me foton e saj, e cila më falte qetësi për çfarë kishte bërë për mua. Kishte treguar një kujdes të sinqertë”. Scarpinati ishte 3 muajsh, kur ajo pësoi djegie. Ajo kishte qenë e shtrirë në shtrat dhe pranë kishte një ngrohës me avull. Befas rrokulliset dhe bie mbi të duke bërë që pajisja të rrëzohesh dhe të derdhë mbi të materialin e djegshëm. Rezultati ishte fatal, me plagë të cilat edhe pas shumë operacioneve plastike kanë lënë gjurmë ndër vite. Infermierja Berger ishte vetëm 21 vjeçe dhe sapo kishte dalë nga kolegji ku ajo kishte punuar për qendrën mjekësore për shërbimin e pediatrisë. Në foto, ajo ka qenë me flokë të gjatë me onde nën një kapelë, me një fustan të bardhë me mëngë të fryra. Foshnja Amanda, e veshur me garza të trasha, e vështron me vëmendje në sy infermieren. “Më kujtohet ajo”, thotë Berger. “Ishte shumë e paqtë. Zakonisht bebet pas ndërhyrjes janë të përgjumura ose vetëm qajnë. Ajo ishte kaq e qetë dhe me besim. Ishte mahnitëse”. Berger tha se ishte shumë e kënaqur nga ky ribashkim. “Ndihem e privilegjuar që jam njëra nga ato infermiere që jam kujdesur për vogëlushen përgjatë viteve”.
Add new comment