FMN kërkon rikthimin e TVSH-së për makineritë, kritika për Tatimet dhe Doganat

Postuar në 29 Shtator, 2015 21:49

Fondi Monetar Ndërkombëtar po monitoron nga shumë afër ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe performacën e qeverisë në përputhje me angazhimet që ajo ka marrë sipas  marrëveshjes së nënshkruar me FMN.

Në prag të takimit të radhës mes dy palëve, përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri Jens Reinke në një intervistë të posaçme për Monitor ka zbuluar edhe kërkesat që do t’I parashtrohen palës shqiptare, ku më kryesorja është rikthimin në skemën e TVSH-së i kategorive të përjashtuara siç janë makineritë dhe paisjet.

Shkak për këtë duket se është bërë performance e dobët në të tatime dhe dogana. “Evazioni fiskal dhe një bazë e ngushtë e tatueshme rezultojnë në të ardhura të ulëta. Ne e këshillojmë qeverinë që paralelisht, të ndalojë së miratuari përjashtime të reja nga taksat dhe të heqë ato ekzistueset. Ne gjithashtu shohim mjaft hapësirë për përmirësimin e cilësisë së shpenzimeve publike, përfshirë investimet. Për këtë arsye, qeveria është angazhuar të listojë sipas prioritetit në mënyrë transparente projektet e investimeve publike.”-shprehet  Reinke.

Përfaqësuesi I FMN-së mbështet fushatën e qeverisë kundër informalitetit por adreson kritika ndaj Ministrisë së Financave dhe institucioneve në varësi të saj për gropën në tatime e dogana.

“Një analizë më e hollësishme tregoi gjithashtu se bashkëpunimi midis agjencive që grumbullojnë të ardhura dhe Ministrisë së Financave nuk ka qenë aq efektiv sa do të duhej dhe se janë bërë disa gabime të evitueshme në parashikimin e të ardhurave. Së fundmi, ka disa prova që tregojnë se kontrabanda dhe evazioni ndikojnë veçanërisht në të ardhurat e grumbulluara nga TVSH-ja dhe akcizat. ” shtoi Renke.

Renke thotë se ekonomia është ende nën potencial dhe kërkon që ligji të zbatohet njësoj për të gjithë. “Qeveria është e ndërgjegjshme që ka evazion fiskal në bizneset e mëdha gjithashtu. Por zbatimi i ligjit, rregullat e lojës dhe klima e biznesit do të përfitonin nëse legjislacioni tatimor zbatohet në mënyrë të drejtë për të gjithë bizneset dhe individët”

I pyetur lidhur me planin e qeverisë  per te hequr pragun e TVSH-së ai tha se praktikat më të mira sygjerojnë se ndërmarrjet më të vogla nuk duhet të jenë subjekte të TVSH-së, por natyra dhe masa e pragut mund të diskutohet vetëm pasi të ketë një pasqyrë më të qartë të bazës së taksueshme.

Përfaqësuesi i FMN-së thotë se parashikimet per vitin 2015 janë për një rritje rreth 2.5 deri ne 3 përqind dhe I këshillon qeverisë shqiptare të ndjekë praktika të mira prokurimi në të gjitha kontraktimet, përfshirë koncesionet.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.