Fjalët e ngrohta me të cilat Justin Bieber përshkruan lidhjen me Selenën!
Ishin një çift shumë i dashur nga publiku deri sa filluan problemet dhe njëherë i shikonim pranë e një here te ndarë.
Justin ka zgjedhur fjalët e duhura dhe disa prej tyre ishin edhe të ngrohta për të përshkruar lidhjen me Selena Gomez, por edhe për të dhënë disa këshilla.
Ai thotë:’Ne ishim kaq të dashuruar. Asgjë tjetër në këtë botë nuk kishte rëndësi, e rëndësishmja ishim vetëm ne. Por kur ndodh kështu dhe vlerat e tua përqendrohen tek personi tjetër gjithnjë do të zhgënjehesh. Mua më përfaqësonte ajo, dhe unë përfaqësoja atë. Kam mësuar shumë nga ajo lidhje. Isha vetëm 18-vjeç, kur vendosa që të bashkëjetoja me të dashurën time. Fillova një jetë me të, ishte si një martesë e vertetë. Të jetoja me një femër në atë moshë ishte shumë.’
Ai shton më tej:’E më pas kur ndodhin gjëra të ndryshme thjesht çmendesh dhe zënkat mes nesh nuk ndalonin sepse ne kishim investuar aq shumë për njëri-tjetrin. Dashuria është zgjedhje, nuk është thjeshtë ndjenjë.’
Add new comment