Pse nuk qeshnin njerëzit në fotografitë e vjetra?

Postuar në 26 Shtator, 2015 13:57

Fotografitë e vjetra shihen zakonisht me syrin kurioz ndaj një “realiteti historik”, por një hollësi jo pak e rëndësishme na shpëton të gjithëve: askush nuk qesh në këto fotografi bardh e zi. Ose të paktën, thuajse askush. Fjala është për fotografitë realisht të vjetra, jo ato pas viteve ’20-30 të shekullit të 20-të. Phil Edwards shkruan për këtë cilësi të fotografive të vjetra në Vox.com dhe jep disa arsye. Ilustruar edhe me shembuj:

Së pari ishte aspekti teknologjik. Aparatet e vjetra nuk toleronin lëvizjen më të vogël, pasi përndryshe pamja do të dilte e mjegullt. Ndaj atyre që dilnin në fotografi, u duhej patjetër të rrinin sa më të ngrirë.

Një arsye tjetër ishte se në fillimet e veta, fotografia huazonte shumë tradita e pikturës. “Fotografia nuk shikohej si një moment nga jeta, por si një portret i ngrirë i një personi”, shkruan Edwards.

Arsye e tretë ishte edhe vështrimi i fotografisë si mënyrë për të kaluar në përjetësi. Ngrirja e imazhit ishte një mënyrë për të ruajtur jetën për brezat e ardhshëm. Edwards shkruan edhe atë që e quan fotografi postmortem, ku nisur nga ky arsyetim shkrepeshin fotgrafi për njerëz të sapovdekur. Askush nuk mendonte se ky akt toleronte të qeshurën.

Arsye e fundit sipas këtij autori është edhe kultura Viktoriane dhe Eduardiane që e shihte të qeshurën publike si diçka që i përkiste bufonëve. Mirëpo ky argument është i paqëndrueshëm pasi siç nënvizon Edwards si çdo argument që niset nga kultura është i vështirë për t’u faktuar. Për më tepër që "Flickr" ka rreth 2100 foto të quajtur “Smiling Victorians” ku paraqiten foto të periudhës në disa prej të cilave nuk mungojnë njerëz që qeshin. Gjithsesi ka një faktor kulturor me shumë rëndësi që duhet marrë parasysh në këtë qëndrim para aparatit.

http://www.vox.com/2015/4/8/8365997/smile-old-photographs

PS: Po sjellim edhe disa fotografi të Marubit, krahas atyre të artikullit origjinal, pasi edhe aty, askush nuk qesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.