Ish-kryeministri Vilson Ahmeti në Prokurori, pyetet për aferën ÇEZ

Postuar në 26 Shtator, 2015 08:06

 

Në raportimin e saj të sotëm “Gazeta Shqiptare” shkruan se ish-­kryeministri Vilson Ahmeti, një tjetër personazh i përfolur në hetimin e aferës së dyshuar korruptive CEZ-­DIA, është përballur për më shumë se 1 orë e 20 minuta me prokurorët e çështjes për të dhënë shpjegime lidhur me skandalin. Emri i Vilson Ahmetit doli në skenë pasi shpërtheu skandali i vjedhjes në CEZ, që deri më tani ka çuar në pranga vetëm administratorin e kompanisë DIA, Kastriot Ismailajn, që ishte kontraktuar për të mbledhur borxhet e kompanisë ceke CEZ. “Gazeta Shqiptare” shkruan gjithashtu se lajmi i pyetjes së ish-­kryeministrit të dënuar më herët për korrupsion në të ashtuquajturën çështja “Arsidi”, konfirmohet për këtë media nga zyrtarë të lartë në Prokurorinë e Përgjithshme, të cilët u treguan të rezervuar lidhur me çfarë ka deklaruar konkretisht përpara prokurëve. Burime të tjera i thanë “Gazeta Shqiptare” se Ahmeti është pyetur për transaksionet që kompania DIA e Kastriot Ismailajt, tashmë nën akuzë për mashtrim e pastrim parash, ka kryer për llogari të kompanisë A.I.C, administrator i së cilës është Vilson Ahmeti. Ndonëse tejet të rezervuara, burimet thanë se Ahmeti pretendon se çdo pagesë e kryer për llogari të kompanisë së tij është kryer konform ligjeve, pasi ai ka kryer punime apo ka bërë shërbime për llogari të shoqërive të tjera. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.