Hominidët kanë patur një Vesh që kapte tinguj të frekuencës së lartë

Postuar në 26 Shtator, 2015 15:30

Hominidët e Afrikës Jugore që jetuan 2.5 milion - 1.5 milion vjet më parë kishin një cilësi të rrallë: sipas antropologut Rolf Quam të Binghamton University në New York, ata ishin të pajisur me një Vesh për frekuenca të larta. U përdorën disa skanera dhe modeli i veshtit një njeriut të sotshëm, për të realizuar anatominë e veshëve të dy kafkave të Australopithecus africanus dhe një Paranthropus robustus. Sipas këtij vëzhgimi është krijuar një mendim sipas të cilit A. Africanus dhe P. Robustus, mund të kenë patur aftësi për të dëgjuar bashkëtingëllore të frekuencës së lartë, të asociuara me fonemat t, k, f dhe s, më mirë sesa shimpazetë apo njerëzit e sotshëm. Studiuesit që janë marrë me këtë temë, thonë se aftësia për të dëgjuar dhe hipotetikisht për të realizuar tinguj të tillë, ka rritur komunikimin mes homnidëve që vepronin në grupe në hapësira të mëdha. Një komunikim i tillë, nuk e ka të nevojshme një gjuhë si ajo e njeriut të sotshëm, por vetëm bashkëtingëllore dhe zanore të cilave u jepej kuptim. Me sa duket kanë qenë cilësi antropologjike të tjera, ato që diktuan homosapiensin të ecte përpara drejt një gjuhe. 

https://www.sciencenews.org/blog/science-ticker/ancient-hominid-ears-wer...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.