Meta i qëndron sfidës, pranon hetim vetëm nga amerikanët në lidhje me skandalin e CEZ
As Ilir Meta nuk ka besim te drejtësia shqiptare. I përfolur si një nga politikanët kryesorë të akuzuar për afera në lidhje me borxhet e CEZ, kryetari i kuvendit ka deklaruar se pranon hetime vetëm nga prokurorët amerikanë. Një ditë më parë kërkesën për hetim mndërkombëtar e parashtroi ish-kryeministri Berisha në parlament dhe deklaratat e Metës vijnë si kundërpërgjigje e këtij reagimi.
"Dua të mbështes fuqimisht idenë e një hetimi të plotë, të shpejtë dhe të thellë ndërkombëtar për CEZ-in, që nga dita e parë e hyrjes së kësaj kompanie në Shqipëri, deri më sot.
Do të kërkoja nga të gjithë kryetarët e partive, që të na ndihmojë SHBA dhe prokurorët amerikanë, për zbardhjen e kësaj çështje, e cila iu ka kushtuar qindra miliona euro qytetarëve shqiptarë dhe ku janë përmendur figura të rëndësishme të politikës shqiptare.
Jam i sigurtë se dhe zoti Berisha dhe politikanët e tjerë do të jenë dakord me këtë propozim, në kuadër edhe të dekriminalizimit.
Kjo çështje meriton një hetim ndërkombëtar, dhe e theksoj amerikan, sepse Shtetet e Bashkuara në çështjen e shumëdebatuar të CEZ nuk janë të përfshirë dhe s’kanë asnjë konflikt interesi.
Ne si LSI do të propozojmë që në çështje kur përfliten politikanë të lartë apo për çështje të tjera hetimi, do të kërkojmë prokurorë amerikanë”-deklaroi Met pas vizitës në Komunitetin Musliman.
Në lidhje me kërkesën e opozitës për dorëheqjen e tij, ai u shpreh se e respekton atë, por sipas tij, kjo mund të ndodhë pas dy vitesh.
Add new comment