Ndërron jetë Tonin Tërshana, këngëtari i “heshtur” i festivaleve
Ndërron jetë në moshën 66-vjetari këngëtari i njohur i muzikës së lehtë, Tonin Tërshana. Artisti i 4 çmimeve të para në Festivalet e Këngës në Radio Televizion, i nderuar me çmimin mjeshtër i madh i punës u shua pas një sëmundje të rëndë në Qendrën Spitalore Universitare.
Karrierën si këngëtar e nisi herët, ku në moshën 16 vjeç fitoi çmimin e parë. Tonin Tërshana ka qenë pjesë e estradës së ushtrisë dhe pjesëmarrës i shumë festivaleve. Këngët e tij “Vajzë moj Lule moj”, “Erdhi Pranvera”, “Të dua o det”, “Qeshu vogelushi im” bënë jehonë në muzikën shqiptare.
Dalja e tij e fundit isht para pak javësh në ceremoninë e shpërndarjes së banesave sociale nga bashkia e Tiranës, ku ai ishte një prej përfituesve.
Add new comment