Konflikti diplomatik, Bushati thirri në takim vendet e Ligës Arabe me Izraelin
“Gabim teknik” ka qenë justifikimi i radhës. Në fakt ishte një gafë diplomatike që ka trazuar jo pak ujërat. Gazeta “Panorama” shkruan se sot se incidenti i radhës shënon një tjetër skandal të Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Këtë herë ka qenë mes ambasadorëve të Izraelit dhe Palestinës, të akredituar në Tiranë. Ministria e Jashtme kish ftuar në një takim të gjithë ambasadorët e vendeve arabe të akredituar në Tiranë për të diskutuar rreth mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Por mësohet se diplomacia shqiptare kish përjashtuar ambasadorin e Palestinës nga kjo tryezë, dhe në vendin e tij ftoi ambasadorin e Izraelit në Tiranë. Kjo gafë diplomatike bëri që Ambasada Palestineze të reagonte duke zbardhur një tjetër skenar të incidentit diplomatik, në të cilin u përfshi Ministria e Jashtme Shqiptare, ngjarje e cila shkaktoi jo pak irritim të ambasadorëve të akredituar në Tiranë, pjesë të Ligës Arabe. Sipas “Panoramës”, duke qenë se Izraeli nuk është pjesë e Ligës Arabe, ambasadorët e vendeve të tjera të Ligës kanë bojkotuar takimin në Ministrinë e Jashtme, duke kërkuar sqarime për përjashtimin e Palestinës dhe duke e quajtur atë provokim. Vetë Ambasada e Palestinës e ka quajtur si ironik këtë “bojkot” të Palestinës dhe zëvendësimin me Izraelin. Ambasadorët e Ligës Arabe kanë kundërshtuar praninë e diplomatit të Izraelit në këtë takim, çka u bë shkak i një konflikti diplomatik. Pas kundërshtisë së ambasadorëve të vendeve arabe, Ministria Jashtme është tërhequr duke e quajtur ndodhinë si një “gabim teknik”. Pas kësaj përplasjeje, takimi është zhvilluar në një fazë të dytë pa praninë e ambasadorit të Izraelit, por vetëm mes pjesëtarëve të Ligës Arabe.
Comments
Ministri i Jashtëm Z. Bushati
Ministri i Jashtëm Z. Bushati duhet të jap dorëheqjen nëse kjo gjë ka ndodhur, pasi duke vepruar kështu ka dëmtuar rëndë politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Tani që Kosova përballet me sfidën e madhe diplomatike për t'u bërë anëtare e UNESCO dhe për këtë i dihen 129 vota nga 193 anëtarë [2/3] që ka OKB-ja, ministri ynë prodhon të tilla skandale diplomatike që ofendojnë rëndë Ligën Arabe [22 anëtarë] dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islamik [57 anëtarë].
Kësisoj, MPJ rrezikon që kërkesa e Kosovës të mos pranohet nëse vendet e OBI-t nuk e votojnë atë.
P.s. Veprimi i Bushatit është i njëlloj sikur BE të ftonte në një takim vendet e Ballkanit dhe për të përfaqësuar Kosovën të ftonin ambasadorin serb.
Turp!
Nje demostrim tjeter.
Nje demostrim tjeter i shkelqyer i nivelit profesional te qeverise se Rilindjes Komuniste.
Add new comment