BE pa rezerva: Korrupsioni, dominues në shumë fusha
Në dy vjet qeveria nuk mundi të zhbëjë korrupsionin galopant që po gërryen sistemin gjyqësor dhe shumë fusha të tjera të jetës publike. Në këto kushte Bashkimi Europian e sheh të arsyeshme të zhvishet nga gjuha dipolmatike dhe të vërë para përgjegjësisë qeverinë për nivelin e korrupsionit në vend. Deklarata e Brukselit-se vjen pas raportit të shefit të prezencës së OSBE-se ne Tiranë, Florian Raunig në Këshillin e Përhershem të kësaj organizate, në Vjenë.
“Megjithëse është shënuar progres në luftën kundër korrupsionit, krahasuar me vitin e kaluar, ai mbetet dominues në shumë fusha, përfshirë sistemin e drejtësisë dhe një problem shumë serioz”-shkruhet në deklaratë.
Për Bashkimin Europian lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, edhe në radhët e zyrtarëve të lartë, duhet të mbeten përparësi kryesore. Në këtë drejtim Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet dhe të zbatojë strategjinë e miratuar rishtazi në luftën kundër korrupsionit.
Po ashtu Bashkimi Europian e konsideron reformën në drejtësisë elementin kyç për të për të ardhmen e Shqipërisë. BE thotë se janë të nevojshme përpjekeje më të mëdha për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur ku gjyqtarët të kenë përgjegjshmërinë e duhur për të respektuar e sundimitn e ligjit.
Bashkimi Europian mbështet vlerësimin e kreut të prezencës së OSBE-se ne Tiranë, se një dialog i qëndrueshëm politik mes qeverisë dhe opozitës dhe një punë konstruktive në Parlament, mbeten elementet kryesore për një proces të suksesshëm reformash të Shqipërisë. Pikërisht për këtë-shkruhet në deklaratë- Bashkimi Europian u bën thirrje palëve të përqendrohen në këtë process dhe të nisin dialogun politik në shpirtin e transparencës dhe përmbajtjes.
Add new comment