Eurodeputetët flasin për një emergjencë të dekriminalizimit në Shqipëri: Spastroni klasën politike

Postuar në 15 Shtator, 2015 16:43

Në seancën dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Eduard Kukan tha, që Brukseli po njihet përditë me raste deputetësh shqipëtarë me të dhëna kriminale. “Abc News” raporton se këtë e ka pohuar edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Por rasti Prenga, duket se ka tronditur shume eurodeputetet. “Ne kemi dëgjuar për akte kriminale nga deputetë shqiptarë. I fundit ishte zoti Prenga, që qëlloi mbi qytetarët. Kjo është e tmerrshme. Ka kohë që në Shqipëri, situata duket si në filma me kauboj. Do më falni, më falni vërtet, por kështu duket” u shpreh eurodeputet Eduard Kukan.

Ndërsa Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë u shpreh: “Desha të shtoja që gjithë sistemi i drejtësisë duhet të reformohet dhe të  depolitizohet. Depolitizimi i institucioneve është pika më rëndësishme për mua, sepse nëse qytetarët kan besim te gjyqësori dhe nëse ata janë të vetëdijshëm që prokurorët dhe gjyqëtarët nuk janë të lidhur me politikën e kësaj apo asaj partie, ata do të guxojnë të denoncojnë raste në polici apo në prokurori”.

Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein kanë theksuar në komisionin e punëve të jashtme, se ata presin jo vetëm aprovimin e ligjit për dekriminalizimin, por edhe zbatimin rigoroz të tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.