Aspirina lufton një nga format e kancerit

Postuar në 15 Shtator, 2015 09:58

Prej vitesh, mjekët kanë treguar se aspirina në përditshmëri ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare tek meshkujt dhe femrat. Ndërsa së fundmi, për herë të parë një panel i ekspertëve të mjekësisë rekomandojnë terapinë me aspirinë për të parandaluar ataket në zemër dhe kancerin kolorektal. Sipas gazetës “The New York Times”, udhëzuesi është për ata që kanë rrezik të lartë ndaj sëmundjes. Botimi shkencor është prezantuar si një projekt-raport nga United States Preventive Services Task Force, një organizatë e madhe amerikane mjekësore që për herë të parë ka lëshuar një rekomandim të gjerë për përdorimin e aspirinës në parandalimin e një forme të kancerit. Testimi në fjalë ka treguar se fuqia e aspirinës në trup rrit shanset për të luftuar kancerin kolorektal. Edhe pse projektligjet apo udhëzimet janë duke tërhequr kritikat nga disa ekspertë të cilët shqetësohen se përse njerëzit e shëndetshëm duhet të marrin aspirinë, pasi ka efektet anësore shumë serioze, duke përfshirë gjakrrjedhjen në stomak, hemorragji, të tjerë thonë se ka mënyra shumë më të mira provuar parandalimin nga ataket e zemrës dhe frenimin e kancerit në zorrën e trashë, të tilla si kolesteroli dhe ulja e presionit të gjakut, për të zvogëluar rrezikun e zemrës dhe shqyrtimit të kolonoskopisë për të identifikuar polipet parakancerogjene.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.