Në Poloni zbulohet qyteti nëntokësor antibërthamor i Hitlerit (video)
Adolf Hitler kishte arritur të ndërtonte në mënyrë sekrete në Poloni një qytet gjigant nëntokësor me bunkerë dhe stacione hekurudhore ku ai dhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë, së bashku me familjet, do t’u rezistonin për muaj të tërë edhe një sulmi bërthamor kundër Rajhut III. Ky qytet, i ndërtuar me djersën, ndoshta edhe me gjakun e mijëra të burgosurve hebrenj, u zbulua në një lokalitet jo larg kufirit çek dhe u njoftua një ditë më parë nga media. Një njoftim që mbërrin vetëm pak javë pas gjetjes së një treni “mitologjik”, i ngarkuar me thesare që nazistët i kishin fshehur në të njëjtën zonë të Polonisë, në fund të Luftës II Botërore. Qyteti, pranë Walbrzychit, kishte formën e një labirinti kolosal prej rreth 200 kilometrash, i ndërtuar nga fundi i luftës duke shfrytëzuar punën e të burgosurve. Publikimin për ekzistencën e këtij qyteti e bëri eksperti polak, Krzysztof Szpakowski në një konferencë të përbashkët shtypi me autoritetet e provincës Walbrzych. Sipas tij, qyteti ishte ndërtuar poshtë vargmaleve, Gory Sowie, mes Walimit dhe Gluszyces, lokalitete mes kufirit polako-çek.Ky qytet u ideua nga nazistët në vitin 1943, nën presionin në rritje nga bombardimet e aleatëve mbi Gjermani. Punimet u ndërprenë në vitin 1945 pak para mbërritjes së Ushtrisë së Kuqe.
Add new comment