Planetet ku mund të zhvendoset njerëzimi
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/planetet.jpg?itok=2PKXOpoj)
Toka është trupi qiellor që ka numrin më të madh të planeteve të ngjashëm. Zbulimi më i fundit i NASA-s ishte ai që tërhoqi vëmendjen për ngjamërinë e madhe me tokën të një planeti që ndodhet në galaksinë tonë. Shkencëtarët e NASA-s e emërtuan Kepler-452b dhe e pagëzuan si “kushëririn” e planetit tokë . Ai ndodhet 1 mijë e 400 vjet dritë larg dhe e kryen rrotullimin përreth yllësisë së tij për 385 ditë. Kelpelr-452b ka një diametër 60% më të madh se toka.
Ajo që nuk dihet akoma është materia dhe përbërja e tij. Fotografitë tregojnë masivë shkëmborë çka sipas shkencëtarëve e bën këtë planet të përshtatshëm për evoluimin e jetës.
Duke llogaritur sipërfaqen që ndriçohet, temperaturën dhe rrezatimin që merr nga yllësia e tij shkenctarët konsiderojnë se Kepler 452 ka kushte që favorizojnë zhvillimin e jetës së gjallë. Kepler -452 nuk është i vetmi planet me karakteristika të ngjashme me tokën. Janë edhe 5 trupa të tjerë qiellorë që ndodhen më afër me planetin tonë.
Gliese 667CC
U zbulua nga Telekskopi Jugor Europian i vendosur në Kili dhe është planeti i ngjashëm më i afërt me tokën. Ka një masë 4 deri në 5 herë më të madhe se toka dhe nuk dihet ende nëse është i përbërë nga materie shkëmbore. Gjendet shumë herë afër yllësisë së tij që është shumë herë më i vogël se dielli. Planeti mund të ndodhet në zonën e ashtuquajtur të jetës, por ka gjasa të përvëlohet nga i nxehti I madh.
Kepler-22b
Ndodhet në një largësi prej 600 vite dritë nga toka dhe është i pari planet që u zbulua në “zonën e jetës” Është 24 herë më i madh se Toka dhe material e tij nuk është përcaktuar ende.
Kepler-69c
Është 2 mijë e 700 vite dritë larg nga toka dhe 70% më i madh se planeti ynë. Është jo shumë larg diellit të tij, por ndriçohet pak dhe kategorizohet në planetet e “zonës së jetës”
Kepler-62f
Kepler -62f ndodhet 1 mijë e 200 vite dritë larg Tokës dhe 40% më i madh se planeti ynë. Pavarësisht se ylli i tij është më i ftohtë se dielli ai klasifikohet në “zonën e jetës”
Kepler-186f
Dhe i fundit është Kepler 186f që ndodhet 500 vite dritë larg nga Toka dhe ka pothuajse të njëjtën madhësi me planetin tonë.
Add new comment