Evropa strategjike ekziston. Por jo Shqipëria normale

Postuar në 05 Shtator, 2015 11:34

Ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, ka dhënë një intervistë për “Deutsche Welle” përqendruar kryesisht në raportet me Ballkanin Perëndimor. Roth nënvizon qartë se BE-ja është konkrete në premtimin për integrim të vendeve të Ballkanit e në këtë qëllim shkon edhe Konferenca e Berlinit. Por duhen rezultate. “Sa më me vendosmëri të çohen përpara reformat e nevojshme, aq më shpejt do të avancojnë bisedimet. Perspektiva e antarësimit në BE vazhdon të ekzistojë pa kufizime. Por vlen parimi se: nuk duhet të ketë lëshim politik sa u përket kushteve të antarësimit! Unë e kam të qartë, që shpesh kryesisht forcat e reja proeuropiane mendojnë se ky proces nuk po ecën shpejt sa duhet. Këta të rinj kanë nevojë për shanse dhe perspektiva në vendet e tyre. Ndaj ne kemi vënë në jetë nisma si p.sh. Konference e Ballkanit Perëndimor apo inciativa në Bosnje e Hercegovinë. Me këtë ne tregojmë, se perspektiva e pranimit është më shumë se sa thjeshtë një premtim, por edhe se ne presim rezultate konkrete”, thotë Roth. Konferenca e Berlinit në këtë prizëm do kuptuar si një kuadër përshpejtues i integrimit, sa kohë merret posaçërisht me Ballkanin Perëndimor. Por ky integrim nuk mund të blihet më kaq kollaj me kërkesa për vendime politike e strategjike. Aq më tepër kur në vende si Shqipëria e Kosova problemi është strukturor dhe dështimi spektakolar. Nisur nga kjo që thotë ministri gjerman, merr një përgjigje edhe pretendimi i kryeministrit shqiptar që ka kohë që flet për nevojën e një Europe Strategjike. Në fakt ka një kërkesë edhe më urgjente: një Shqipëri normale. Nuk mund të mos jesh dakord me ambasadorin gjerman kur apelon që “t’imlëmë filozofimet”.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

E sakte, po kush ta normalizoje Shqiperine? Edvin Palloshi qe e ka mendjen te japi shfaqjen e rradhes e te vizatoje neper copa letrash? Dhe ky burre i gjate, por prej lecke ka dhe surratin te kercenoje Europen e t'i beje kakerdhia e ben te fortin e lagjes me Europen. E keqja eshte qe edhe po te shohesh alternativat politike perqark, zorr se duket ndonje fare shprese. Le te presim sa Shqiperia te normalizohet vetvetiu, dmth edhe nja 50 a 60 vjet te tjera, kur te jete zhdukur fara e kesaj semundje qe e ka zene Shqiperine e gjore qysh nga 1945.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.