Letra e Klosit për Ramën nxjerr zbuluar Veliajn

Postuar në 02 Shtator, 2015 17:43

“Ne jemi krejtësisht të ndërgjegjshëm se problematika aktuale e informalitetit në punë nuk mund të zgjidhet vetëm me një fushatë, por po ashtu jemi krejtësisht të bindur që kjo fushatë është e domosdoshme deri në momentin kur reformat institucionale, progresi teknologjik që po implementohet dhe ndërgjegjësimi publik, do të bëjnë të mundur koordinimin dhe bashkërendimin e të gjithë aktorëve në luftën kundër informalitetit”.

Kështu e nis letrën e tij drejtuar kryeministrit, ministri i Mireqënies Sociale, Blendi Klosi teksa evidenton statistika problematike që mbulojnë periudhën kur kjo ministri drejtohej nga kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cilësuar si një prej ministrave më të suksesshëm të qeverisë Rama.

Ja se çfarë thotë Klosi për informalitetin e evidentuar gjatë kësaj periudhe: “Që prej tetorit të vitit 2013 e deri tani janë konstatuar 11 020 punonjës të padeklaruar dhe të paregjistruar në skemën e sigurimeve shoqërore, që punojnë në 25 008 subjekte, të cilat janë inspektuar apo verifikuar nga inspektorët e punës. 7 788 punonjës të padeklaruar u konstatuan në 5 203 subjekte të paregjistruara, apo krejtësisht informale dhe 3 232 punëmarrës të padeklaruar dhe të pasiguruar në 19 805 subjekte të licencuara apo të regjistruara, që iu nënshtruan inspektimit”.

Teksa evidenton këto shifra që sipas tij lidhen me masat e pamjaftueshme nga paraardhësi i tij për të luftuar informalitetin, Klosi flet për një praktikë burokratike që ka lënë hapësira për abuzime të inspektorëve në formalizimin e të punësuarve, duke propozuar ndryshim të saj.

“Të gjitha këto masa dhe pse kanë sjellë një përmirësim të situatës nuk kanë qenë të mjaftueshme për zgjidhjen e saj dhe si rrjedhojë lind domosdoshmëria e fushatës kundër informalitetit.Në këtë kuadër, institucioni i inspektoratit të punës ka hartuar një platformë të qartë, me pritshmëri shumë pozitive. Përmirësimi i metodës inspektuese nga inspektori i punës, duke realizuar formalizimin e çdo punëmarrësi informal të konstatuar gjatë procesit të inspektimit të subjektit. në këtë mënyrë i jepet fund burokracisë për delegime të rasteve për formalizim në institucione të tjera, si dhe siguron një punësim të rregullt, në zbatim të ligjit për të gjith”-thuhet në letrën e Klosit.

Duke dashur të lavdërojë punën e paraardhësit, Klosi në fakt ka thënë pa dashje se ku ka çaluar puna e Veliajt në luftën kundër informalitetit.

http://www.sociale.gov.al/al/te-reja/deklarata-per-shtyp/beteja-kunder-i...

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.