Aksioni kundër informalitetit, shpresë, por edhe mosbesim

Postuar në 01 Shtator, 2015 20:57

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj është skeptik lidhur me rezultatet që do të prodhojë aksioni i ndërmarrë nga qeveria më luftën kundër informalitetit në ekonomi dhe evazionit fiskal. Në një intervistë për A1 Report Malaj thotë se qeveria ka gjetur mënyrën e gabuar për të rritur të ardhurat e munguara në buxhet.

“Aksionet e sforcuara nuk kanë rezultate të qëndrueshme. Bazuar në stadiumet e bëra për vende të tjera, nuk rekomandohet dhe nuk konsiderohet e suksesshme një fushatë penalizuese. Ka njerëz me probleme por ka edhe njerëz për të cilët është investuar shumë që prej vitit 1992. Shpesh këta njerëz janë viktimë të rotacioneve politike. Mbështes çdo masë për punonjësit e korruptuar. Në botë kur flitet për ekonominë informale nuk flitet me kaq urrejtje”-theksoi Malaj.

Sipas ish-ministrit të Financave aksioni duhet të nisë me luftën  kundër kondrabandës dhe korrupsionit

“Paratë informale shkojnë për familjen, nuk është bërë njeri aq i pasur me tregëti informale. Paratë që vijnë nga kontrabanda monopolizojnë tregjet. Nuk këshillohen ambiciet për rezultate të mëdha në një kohë të shkurtër”. Malaj është kundër gjobitjes së konsumatorit në rastin kur ai nuk tërheq kuponin tatimor. “Dokumentimin e shitjes e bën biznesi, nuk është përgjegjësi e klientit”, u shpreh ai.

Ish-ministri i Financave thotë se ndoshta qeveria do t’ia dalë të mbledhë më shumë para, por kjo nuk do të thotë se do të ketë më shumë rritje ekonomike.

“E para nuk e dëshiroj dështimin, por jam i bindur që nuk do të japë ato rezultate që jep qeveria. Në momentin që shqiptarët që për shkak të detyrime të sforcuar do të kenë më pak para në dorë atëherë do të konsumojmë më pak. Pa rritje ekonomike një vend nuk ka zhvillim. Kur qeveria nuk realizon do të ardhurat kërkon borxh, por biznesi nuk kur ka të ardhurat? Ti vënë thonjtë në fyt!”- përfundon Malaj.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.