A ja ka haberin taksave kryeministri Rama? Një sqarim për naftën nga një organizatë rinore

Postuar në 31 Gusht, 2015 21:04

Një sqarim-reagim-protestë e faqes Nisma#Thurje drejtuar kryeministrit Rama lidhur me çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, krahasuar në shifra konkrete me çmimin në Maqedoni, është një tregues kuptimplotë se kreu i qeverisë nuk ja ka idenë se ç’ndodh dhe si funksionojnë taksat. Ose... beson se mund të japë çfarëdolloj përgjigje, pasi është audienca ajo që nuk ja ka idenë. Lexoni më poshtë reagimin:

 

“Z. kryeministër,

Kjo është hera e fundit që ne po të përgjigjemi virtualisht në lidhje me justifikimet pa vlerë që ti nxjerr sa herë që flitet për taksat e larta të naftës dhe çmimin e saj më të lartë në rajon.

E fundit sepse kemi vendosur qe komunikimin që nga data 5 shtator ora 18:00, ta kemi aty poshtë dritares së zyrës tende. Do të vijme të ta themi nga afër se po shohim që nga interneti nuk na kupton.

Na prit!

Tani për të të sqaruar për budallallëkun e madh që e tund si argument, që gjoja Shqipëria ka çmimin e naftës më të lartë në rajon, sepse gjoja kemi të integruar Taksen e Qarkullimit, kur vendet e tjera s’e kanë.

Po të marrim për shembull Maqedoninë.

Në Maqedoni ligji nr.20091182257, datë 28.09.2009 përcakton të vetmen taksë që ka Maqedonia për qarkullimin e automjeteve.

Dhe ajo që përcakton ky ligj është që Taksa e Rrugës (kështu e quajnë ata në ligj) është e përcaktuar dhe paguhet një herë në vit dhe ka tarifat që i sheh te fotoja bashkangjitur.

P.sh. një makinë me motorr 2500 cc në Maqedoni paguan në vit 2040 denarë, ose 34 euro.

Vetëm këtë! Nuk ka as Taksë Qarkullimi tek nafta, as Taksë Karboni tek nafta, asgjë.

Kur bën kolaudimin e mjetit, një herë në vit, maqedonasit me makinë 2500 cc paguajnë 34 euro dhe gjithe vitin e blejnë naftën më të lirë, sa gjysma e çmimit në Shqipëri.

Në Shqipëri, bazuar ne ligjin 9975, datë 28.07.2008, ne shqiptaret paguajmë:

-Taksën e Makinave të Përdorura (ish-Taksa e Qarkullimit) një herë në vit, sa herë që bëjmë kolaudimin e mjeteve.

Kjo është e njëjtë me Taksën e Rrugës që kanë maqedonasit, por ne e quajmë ndryshe, ata ndryshe.

Dhe për një makinë me motor 2500 cc, vit prodhimi 2005, ne paguajmë 7500 lekë në vit, ose 53 euro.

Pra Maqedonia 34 euro, Shqipëria 53 euro.

Dhe… ajo që ke qejf ti!

MAQEDONIA S’KA ASNJE TAKSE TEK NAFTA!

Nuk ka më asnjë taksë praktikisht as për makinën dhe as për naftën (përveç akcizës, që edhe atë e kanë më të ulët se akciza jone. Shqipëria 0.28 euro/litër – Maqedonia 0.20 euro/litër).

Zero, nul, nothing, nada, niente, rien… si e do, në çfarë gjuhë e do z. kryeministër? Vetëm aq kanë!

Ndërsa ne kemi Taksë Qarkullimi tek nafta 27 lekë/litër dhe Taksë Karboni 3 lekë/Litër.

Pra të dyja këto aty nuk ekzistojnë fare. Ata dhe Taksën e Rrugës, që ne e quajme Taksa e Mjeteve të Përdorura, e kanë gjysëm për gjysëm me ne, akcizën e kanë sa 2/3 e akcizës që ne paguajmë dhe s’kanë më taksa, as Taksë Qarkullimi tek nafta, as Taksë Karboni, asgjë tjetër.

Prandaj mos fol më gjëra kot. Jo ata e kanë më veç, jo ne e kemi bashkë.

Gjithsesi të shtunën në ora 6:00 do të kalojmë andej nga zyra, mbase na dëgjon ashtu nga afër”, thuhet në reagimin e lësaj faqeje.

Comments

Submitted by Ioni (not verified) on

Si garipa po dukeni! Te shohim sa jeni ne te vertete!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.