Projekt për ndërtimin e Teleskopit të Horizontit të Ngjarjes

Postuar në 29 Gusht, 2015 14:35

“Space.com” shkruan për një projekt që synon të japë imazhe më detaje të vrimave të zeza. Projekti konsiston në ndërtimin e Teleskopit për Horizontin e Ngjarjes, “perfieria” e vrimës së zezë, apo pika e moskthimit. Së fundmi, këtë term, Stephen Haëking e transformoi në Horizont i Dukshëm, duke sugjeruar se atyr depozitohet edhe informacioni i të gjithë objekteve që bien në vrimën e zezë, e që në këtë mënyrë konfirmon parimin se “informacioni nuk mund të asgjësohet”. Teleskopi pritet të japë imazhe të mjedisit që rrethon vrimën e zezë, hollësi që mund të japin përgjigje për shumë hamendësime të deritanishme. “Ky është me të vërtetë një eksperiment unik dhe i paprecedentë. Do të na japë më shumë informacion direkt sesa kemi patur ndonjëherë duke na bërë të kuptojmë se çfarë ndodh në afërsi të vrimave të zeza”, citon “space.com” Jason Dexter, të universitetit të Berkleyt në Kaliforni.

Në qendër të galaktikës sonë mendohet se është një vrimë e zezë, supermasive e quajtur Saggitarius A*, 26 000 vjet dritë larg. Me realizimin e këtoj teleskopi shpresohet të shihen hollësi të dritës që emetohet nga sipralja e gazrave që kalojnë brend vrimës së zezë. Teleskopi i ri në thelb kombinon vëzhgimin nga teleskopë të ndryshëm në Tokë, duke administruar e regjistruar me përpikmëri pamjet e marra prej tyre e duke i sintetizuar përmes një superkompjuteri. Është si të thuash një sy i vetëm që sheh nga të gjitha planet e mundshme vëzhguese në tokë.

http://www.space.com/21866-black-hole-event-horizon-telescope-technology...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.