Tajfuni “Goni” godet ishujt Filipine, shkakton të paktën shtatë të vdekur
AFP raporton se tajfuni i fuqishëm “Goni” ka shkaktuar shira të rrëmbyeshëm në veri të ishujve Filipine shoqëruar me rrëshqitje të tokës dhe pëmbytje masive ku të paktën raportohen disa të vdekur, bënë sot të ditur burime zyrtare. Gjashtë persona humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës ndërsa një person i shtatë vdiq pas rrëzimit të një peme, njoftuan autoritetet duke bërë me dije për dy të zhdukur dhe shtatë të plagosur. Rreth 1700 persona u detyruan të evakuohen nga banesat e tyre dhe dhjetëra fluturime brenda vendit janë anuluar.
Add new comment