Njësoj si në Shqipëri/Premtoi anullimin, sot Alexis Tsipras firmos 14 konçesione
Alexis Tsipras po jep prova se është në gjendje të bëjë çdo gjë, për të ecur përpara duke qëndruar në pushtet. Ndonëse duket si një vendim pa alternativë, dhënia me konçesion e 14 aeroporteve të Greqisë, një kompanie të vetme, gjermanes “Fraport”, ka provokuar debate në shtetin fqinj. Kjo pasi Tsipras ka kundërshtuar dhënien me konçesion kur ishte në opozitë. “Qeveria zgjodhi të vepronte me privatizimin e 14 aeroporteve, saktësisht siç kishte rënë dakord qeveria e shkuar. Tsipras mund të kërkojte falje, por ai nuk ka turp”, tha ish-kryeministri konservator Antonis Samaras. Komentet erdhën pasi kur Tsipras ishte në opozitë deklaroonte anulimin e konçesioneve, ndërkohë që me një lehtësi të madhe, bëri krejt të kundërtën. Dhe nën të njëjtat kushte presioni: marrëveshja e lëvrimit të parave nga Gjermania.
Një analogji “e çuditshme”
Kjo lëvizje e Tsipras, na kujton të gjithëve, premtimet e ish-kryeopozitarit, që do rishikonte të gjitha konçesionet, e se do të ndiqte interesin e popullit(term ky ofendues për shpërdorimin që i është bërë). Çfarë ndodhi? Kemi faktet. Konçesionet ecin me vrull të përshpejtuar, aq sa të krijohet përshtypja, sikur në këtë qeveri ka ndonjë ministër, si Ilir Beqja, që ka lindur me aftësinë e konçesionimit të shërbimeve publike. I vetmi mësim është: Kurrë nuk do besuar ai që flet për interesin e popullit.
Add new comment