Newsweek, një profil për Edi Ramën: I kushtëzuar nga paktet që i duhet të bëjë

Postuar në 18 Gusht, 2015 18:41

Revista amerikane "Newsweek" i bën bërë një profil kryeministrit Edi Rama me titull: “Rilindja Shqiptare e Edi Ramës”. Gazetar Will Nicolls, veç vëzhgimeve dhe bisedave të veta, është mbështetur tek prononcimet e njohësit të Shqipërisë, aktivistit Fred Abrahams, dhe të “spin doktor-it” Alastair Campbell. Abrahams, që e ka njohur Ramën që në vitin 1993 kur ishte punonjës i Human Rights Watch, thotë se Edi Rama asokohe mbante të veshur bluzë ku ishin stampuar figura në pozicione të ndryshme seksuale, ndërsa sot kryeministri 51-vjecar ka ndryshuar tërësisht stil, duke u përshtatur me kostume e kravata elegante. Abrahams thekson se Edi Rama është produkt i së njëjtës politikë me dasitë dhe aleancat financiare dhe se marrëveshjet që duhet të bëjë e kushtëzojnë. Duke u ndalur te koalicioni me LSI-në, "Newsweek" thekson sërish faktin se Ramës i është dashur të bëjë marrëveshje me Ilir Metën, të cilin e akuzoi për korrupsion, teksa kujton edhe kohën kur opozita e atëhershme e PS-së protestonte kundër kreut të LSI-së.

Autori konstaton se megjithë sukseset e tij si kryebashkiak i Tiranës, Rama nuk ishte i përgatitur për t’u përballur me vështirësitë e detyrës kryeministrore kur mori pushtetin. Ndërsa sipas Campbellit, Rama e di që në një vend si Shqipëria, duhet të fitojë si mbi brutalitetin e politikës, ashtu dhe njëherësh, të tregojë empati ndaj atyre që vuajnë.  Autori thekson si një prej sfidave kryesore të Ramës, mposhtjen e tensioneve etnike në rajon, ku motoja e Ramës është “Europa nuk duhet të lodhet prej zgjerimit me Ballkanin perëndimor, ndryshe rajoni do zhgënjehet prej dëshpërimit”. Çka do shkërmoqte këtë epokë të rrallë paqeje dhe bashkëjetese multifetare në rajon.

 

http://europe.newsweek.com/edi-ramas-albanian-renaissance-331699

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.