Tritan Shehu: Nuk ka asnjë opsion për aleancë me LSI-në
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Tritan Shehu sheh vetëm një rrugë për ardhjen e opozitës në pushtet. Votimin e saj në masë nga elektorati pa marrë në konsideratë opsione për koalicione politike me parti të majta. “Unë kthimin e Partisë Demokratike në pushtet nuk e shoh si lëvizje mekanike numrash. Unë e shoh atë të vota e elektoratit për PD në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është kolona jonë dhe kështu do të ndodhë”.-shprehet ish-deputeti demokrat.Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, Shehu thotë se PD nuk ka ndërmend t’I kthehet bashkëp[unimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim:“Absolutisht PD nuk e ka shtruar sot opsionin e një koalicioni mes PS apo LSI, as është diskutuar diçka e tillë. PD është opozita e këtij vendi. Ajo po kryen mirë rolin e saj, ndërsa qeverisja në tërësi është treguar e paaftë. Kështu fitorja e nesërme I takon opozitës, pra PD-së. Si përfundim unë dëshiroj të jem shumë I qartë dhe për të kontestuar edhe disa spekulime mediatike. Dëshiroj të konfirmoj mozekzistencën e asnjë opsioni të tillë të PD për koalicione me PS ose LSI. Ka vetëm një opsion, ai I përgatitjes për fitoren tonë politike”-thekson ish-kryetari demokrat.
Add new comment