Vasili garanton ndershmërinë e Ilir Metës: Nuk ka thika nën mëngë dhe fjalë pas shpine
Duke komentuar zërat për një dalje të Partisë Socialiste nga marrëveshja e 1 Prillit 2013 më Partinë Socialiste, kryetari I grupit Parlamenetar të LSI-së Petrit Vasili, aludon se prishja e bashkëqeverisjes me socialistët mund të vijë vetëm nga selia rozë. Në një intervistë për Syri. Net Vasili thotë se Ilir Meta ka treguar se t’i përmbahet marrëveshjeve politike. “E përbashkëta është që në të dy këto koalicione luajaliteti dhe korrektesa e LSI-së kanë qenë të njëjta dhe inspiruesi i një modeli të tillë bashkëpunimi pa thika nën mëngë dhe pa fjalë pas shpine ka qenë Ilir Meta.”-theksoi nënkryetari i LSI. Vasili është pyetur edhe për transformimin në look të Ilir Metës, duke thënë se ai ka zbatuar një formulë të suksesshme “Ilir Meta në 25 vitet e fundit nuk ka përjetuar moment më të mire shëndetësor se ky aktuali. Të qenit në majat e politikës shqiptare dhe ndryshimi fizik pozitiv i dukshëm i tij, natyrshëm që do tërhiqte vëmendjen e opinionit dhe këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Do t’jua sugjeroja edhe mjaft miqve të mi ta ndiqnin këtë shembull nëse duan të jetojnë gjatë dhe shëndetshëm”-komenton Vasili.
Add new comment