Policia shpik cinkronin, diçka e ngjashme me vidjon po jo tamam ashtu
“Pershendetje. Po ju nis fjalen e plote te zbardhur , te Drejtorit te Policise se Shtetit sot ne Rinas, keni foto , si dhe vidjon te cilen bashkepunimit me Eni Ferhatin po jua nis edhe atyre tv qe nuk ishin ne Rinas sot.. Flm edhe kolegeve te tjere Gazetare qe me ndihmuan me cinkron dhe me vidjon e plote”. Ky është email-i që u është përcjellë gazetarëve nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai. Fillimisht u kuptua se fjala cinkron lidhej me mënyrën sesi policia përdor kodet e veta për objektet jo frymorë, por më vonë u sqarua se bëhej fjalë për termin sinkron që përdoret zakonisht nga media për deklaratat audio dhe video. Diçka e ngjashme me vidjon që thotë policia, po jo tamam ashtu.
Add new comment