Stambolli në terror
Stambolli është tronditur sot sërish, disa orë pas shpërthimit që ndodhi mbrëmë. Dy sulmues hapën zjarr pikërisht ndaj policëve të cilët siguronin ndërtesën e stacionit policor Fatih në Sultanbeyli, të sulmuar mbrëmë me bombë. Në përplasjen që pasoi ka humbur jetën drejtori i Departamentit të Forcave të Xhenios të Drejtorisë së Policisë në Stamboll, Beyazıt Çeken, raporton Anadolu Agency (AA).
Çeken ishte plagosur rëndë dhe nuk mundi të shpëtonte pavarësisht ndërhyrjeve.
Ndërkaq, në sulmin terrorist ndaj stacionit policor janë plagosur dhjetë persona, tre policë dhe shtatë civilë. Pas shpërthimit të auto bombës në ndërtesë shpërtheu zjarri që shkaktoi shembje të pjesshme të objektit, si pasojë janë dëmtuar shtëpitë përreth, objekte pune dhe automjete.
Më herët, edhe ndërtesa e Konsullatës së Përgjithshme të SHBA në rajonin Sarıyer të Stambollit gjithashtu ishte shënjestër e një sulmi të armatosur, por pa pasoja.
Comments
paul.tedeschini@yahoo.it
Ja shkaku i vargut te veprime terroriste ne Turqi: Avjonat e Turqise bombardojne kurdet ne vend te ISIS.
Obama-Turqisë: Mos bombardoni kurdët në vend të ISIS
http://www.zeri.info/bota/45588/obama-turqise-mos-bombardoni-kurdet-ne-v...
Add new comment