Ish-shefi i shërbimit sekret bullgar në burg për 2.4 milionë euro

Postuar në 07 Gusht, 2015 18:31

Mediat bullgare raportuan sot se ish-kreu i shërbimeve sekrete bullgare, Kirço Kirov u dënua me 10 vite burg për përvetësim fondesh publike me vlerë 2,4 milionë euro. Gjykata Ushtarake ka vendosur që më shumë se gjysma e pasurisë së gjeneralit Kirov të konfiskohet. Gjenerali Kirov deklaroi në radion publike se do ta apelonte vendimin, dhe ka shpallur vazhdimisht pafajësinë e vet. Kirov ka mbajtur postin e kreut të shërbimeve sekrete nga viti 2003 deri më 2012. Sipas aktakuzës, ai ka nxjerrë justifikime të vazhdueshme nga viti 2007 deri më 2011 për shpenzime të paqena pa mundur të kryheshin hetime paraprake. Kirov tha për televizionin BTV se i ka kryer shpenzimet në fjalë për rekrutimin e informatorëve, por sipas prokurorisë, në rreth 1000 raste “rekrutimesh”, shpenzimet prej rreth 5 milionë levash nuk dihen nga kanë shkuar.

Bullgaria është kritikuar vazhdimisht nga BE Për dështim në dënimin e korrupsionit në radhët e zyrtare të lartë dhe në krijimin e një sistemi gjyqësor të besueshëm, të pakorruptuar dhe të pavarur. A nuk tingëllon e njohur?

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.