Skenar vere, apo e vërtetë? Berisha shkruan se kryeministri Rama ka qëlluar ministrin e Brendshëm Tahiri
Disa media “vunë re” se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kishte një sy të nxirë gjatë aktiviteteve të fundit në Jal. Dhe nuk vonoi “shpjegimi”, në të cilin jep kontributin e vet edhe ish-kryeministri, Sali Berisha. Sipas tij, Saimir Tahirin e ka goditur kryeministri Edi Rama. Diçka e pakonceptueshme. Mirëpo Berisha nuk ndalet kur shkruan se përvoja të tilla kanë patur edhe Shkëlqim Cani, Ilir Beqja, apo Arben Ahmetaj. “Mediat sociale po "çahen" nga lajmi se e kane rrahur Sajmir Shullazin dhe si deshmi botojne nje foto te tij me sy te nxire jo pak, tek merre pjese ne nje aktivitet me freshistet. Ajo qe te ben pershtypje eshte se disa prej tyre hoqen foton qe kishin nxjerre te Sajmirit me nje freshiste dhe vendosen po nga kampingu nje foto me Ramen, si per te thene se grushtin dhe syrin e nxire e ka nga Rama.
E verteta eshte se ka te ngjare qe autori te jete vet Rama, pasi jane raportuar raste, ne te cilat ai, ne akces terbimi, ka agresuar dhe ne mbledhje kabineti, me shume se nje here, fizikisht ministrat e tij si Cani, Ahmeti dhe para pak kohesh edhe Beqen. Pikerisht per keto te dashur miq, ne nje status e krahasova Ramen me diktatorin e Ugandes, Idi Amin qe ishte dhe boksier dhe i zgjidhte me grushtime kundershtite e tij me ministrat e kabinetit te tij”, shkruan Berisha në Facebook. Të jetë e vërtetë një gjë e tillë, apo thjesht spekullim? Ngjan e pabesueshme sesi në një mbledhje qeverie të përdoret dhuna.
Add new comment