realizmi socialist
Realizmi Socialist, si uzinë e prodhimit të urrejtjes ideologjike
Realizmi socialist që nga lindja e vet si rrymë letrare ka qenë një rrymë e panatyrshme, sepse duke u imponuar nga ideologjia bolshevike dhe nga shteti totalitar sovjetik, në plan të parë e ka pasur imponimin e diktatit ideologjik mbi artin, e jo përjetimin dhe afirmimin e vlerave estetike. Objektivi kryesor i realizmit socialist, që nga akordi ndërmjet Stalinit e Gorkit në vitin 1932, për konstituimin e një modeli normativ letrar, ishte glorifikimi i socializmit dhe i atdheut ku ai u instalua për herë të parë dhe denoncimi i armiqve të socializmit e të BRSS-së.
Muze nënujor për veprat e realizmit socialist! Bollino do ta fitojë sërish projektin?
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot një tjetër ide që mund të bëjë zhurmë dhe ngjallë kuriozitet.
“Duam të bëjmë një muze nënujor me veprat e realizmit socialist, mund të jetë një gjë spektakolare. Po ta bëjmë do të jetë një element shumë i veçantë. Duke zbritur në zhytje i shkon, kush zbret më shumë, shikon më shumë, do të jetë spektakolare. Tani me ju mund të diskutojmë vendin për të qenë i aksesueshëm më lehtë, idenë fillestare e kemi pasur për në Ksmail për të bërë lidhjen me Butrintin” deklaroi Rama gjatë takimit me sipërmarrës në fushën e turizmit.
"Më shumë sesa thjesht propagandë"
Këto tablo të Realizmit Socialist të Koresë së Veriut janë mbledhur nga galeri dhe koleksione private dhe janë ekspozuar në Uashington. Kujtojnë shumëçka nga pikturat e realizmit socialist në Shqipëri, por sipas kuratorit BG Muhn, këto piktura "janë më shumë sesa propagandë".
Realizmi socialist në muzikën shqiptare
Në një artikull të vitit 1996 (Gazeta Drita), prof. dr. Zana Shuteriqi, e përkufizon realizmin socialist si Metodë që nuk ishte metodë. Duke cituar një thënie të Milan Kunderës, i cili e konsideron muzikën zyrtare të ish-Bashkimit Sovjetik, si një ruajtje artificiale e romantizmit muzikor, autorja arsyeton: A përbënte realizmi socialist një metodë krijuese? Në të vërtetë, ky është dhe thelbi i problemit…