bagdadi
Kurdët kërkojnë shkëputjen nga Bagdadi: Iraku nuk mund të qëndrojë më i bashkuar
Shteti Islamik dhe aktorët që qëndrojnë pas tij kanë arritur të imponojnë një momentum për të dalë në skenarë të rinj me pasoja strategjike për Lindjen e Mesme. Sot njoftohet se pas disa sulmeve që ISIS kreu në zonat fqinj me Bagdadin, duke vrarë rreth 90 persona, reagimi nga rajoni kurd i Kirkukut sinjalizon ndryshime të mëdha. Guvernatori i këtij rajoni të dominuar nga kurdët, dr. Najmaldin Karim, deklaroi para disa reporterëve në zyrën e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit në Uashington se “Kirkuk duhet të shkëputet nga Bagdadi”.