hezitimi
Policia heziton të arrestojë Balilin. CNN Greek: Ka lidhje të forta politike, nuk guxojnë ta prekin
Shteti shqiptar është nën akuzë se po i ofron mbrojtje politike Drejtorit të Transportit Rrugor të Sarandës, Klemend Balili, i akuzuar dhe shpallur në kërkim nga policia greke si një prej organizatorëve të trafikut ndërkombëtar të drogës. Të paktën kështu thotë rrjeti prestigjoz CNN në seksionin grek, në lajmin me titull: “Mbrojtje politike për baronin e kartelit të Ballkanit”, ku i referohet një takimi dypalësh mes policisë greke dhe asaj shqiptare.