seriali

“Teheran” nominohet për Emmy Award (VIDEO)

Postuar në 25 Shtator, 2021 15:57

Seriali izraelit “Teheran” është nominuar për çmimin prestigjioz, International Emmy Award, në kategorinë drama më e mirë. Personazhi kryesor i serialit është Tamar (i luajtur nga aktorja Niv Sultan), një agjente e Mosadit, e specializuar në hakerimin e kompjuterëve.

Ajo shkon në Iran në misionin e parë për të ndihmuar forcat e mbrojtjes së Izraelit të kryejnë një sulm ajror në reaktorët bërthamorë të regjimit iranian. Misioni dështon dhe e mbetur pa përkrahje, asaj i duhet të mbijetojë.

Nis xhirimi i serive të reja të “Game of Thrones”

Postuar në 29 Prill, 2021 19:28

Seritë e reja të “Game of Thrones House of the Dragon” kanë filluar të xhirohen në Cornwall.

Në rrjetet sociale janë publikuar foto të kastit dhe aktorëve me kostume, që mendohet të jenë yjet Matt Smith dhe Emma D'Arcy, në Holywell Bay pranë Newquay.

Seritë e reja i zhvendosin ngjarjet 300 vjet para atyre të “Game Of Thrones” dhe do të tregojnë historinë e familjes Targaryen. Ato bazohen në romanin e George RR Martin, “Gjak dhe zjarr”.

Vikingët mbyllet me vdekjen e heronjve

Postuar në 04 Janar, 2021 02:01

Seriali “Vikingët” shkruar dhe krijuar nga Michael Hisrt ka mbyllur dramën e vet më 31 dhjetor. Gjashtë sezone me 89 episode kanë ezauruar eposin e familjes së Ragnar Lothbrok, heroit norvegjez(sipas filmit) që sipas këtij ekranizimi është i pari që “pa nga Perëndimi”. Një shkëndijë, një vizion, një ëndërr që vë në lëvizje historinë, që e ndryshon atë, që ndoshta po priste të materializohej. Seriali arrin të mbajë perspektivën deri në fundin e tij që është logjik, human, historik. Ai është si të thuash brenda dialektikës pa rënë në interpretim historiografik të ngjarjeve.

Luftë televizve për serialin "Chernobyl". Pas HBO, rusët njoftojnë xhirimin e variantit të ri

Postuar në 07 Qershor, 2019 13:14

Seriali “Chernobyl” i prodhuar dhe shfaqur online nga HBO ka provokouar reagime në Rusi. Seriali ka patur shumë sukses dhe ka marrë si temë kryesore shpërtimin e reaktorit bërthamor në Chernobyl të Ukrainës në vitin 1986, ngjarje e cila konsiderohet katastrofa më e madhe në këtë fushë qëkurse bota hyri në erën nukleare.

Trocki vijon të provokojë

Postuar në 26 Nëntor, 2017 20:42

Leon Trocki mbetet ndoshta figura më e polemizuar e shekullit të kaluar dhe më polemizuesja brenda radhëve të socialistëve. Edhe sot, 77 vjet nga vdekja e tij, bolsheviku ukrainas qëndron në radhën e parë të ideologëve që vijojnë të prodhojnë debat dhe dishepuj. 

Rasti më i fundit i një debati rreth figurës së tij është gjeneruar nga një serial rus, me emrin e revolucionarit, pra “Trotsky”, shfaqur me rastin e 100 vjetorit të Revolucionit të Tetorit. 

"Prometheus", Scott paralajmëron apokalipsin biologjik për inxhinierët? Rikthehet androidi David...

Postuar në 03 Maj, 2017 09:17

Për ata që kanë ndjekur sagën “Alien” të Ridley Scott, duket se surprizat do të vijojnë edhe ca kohë. Siç është bërë e ditur, seria e radhës që pritet të shfaqet këtë muaj, “Alien: Covenant”  merret me fillimin e historisë, që na çon tek “Alien 1” në vitin 1979 kur një anije kozmike e nisur nga Toka, me disa kolonistë, përfundon në kontakt, në një planet të largët, me mbetjet e një anijeje aliene.

Shefi i shërbimeve sekrete egjiptiane: Seriali “Tom&Jerry”, deri diku përgjegjës për ekstremizmin në Lindjen e Mesme

Postuar në 04 Maj, 2016 20:36

Njeriu shpall fajtor edhe “Tom&Jerry”, dy personazhet gazmorë dhe aq të dashur për të gjithë. Aktin e kriminalizimit të serialit që ka nisur të shfaqet që në vitin 1940, e ka bërë shefi i shërbimeve sekrete egjiptiane, Salah Abdel Sadek, sipas të cilit, përleshjet e dhunshme të Tomit dhe Xherrit kanë sjellë ftohjen e rinisë, neutralizimin e ndjeshmërisë së saj ndaj akteve të dhunshme.

Subscribe to RSS - seriali