juristet
Kriteret për juristin e KLP-së nga shoqëria civile, shumë të vështira për t'u përmbushur
Bllokimi i konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkak të mungesës së kandidaturave nag shoqëria civile, duket se vjen edhe si pasojë e kritereve të forta të vendosura. Sipas drejtueses ekzekutive të Komitetit të Helsinkit, Erida Skëndaj, kërkesat për jurist që janë vendosur në këtë drejtim janë shumë vështirë që të arrihen nga kandidatët. Sipas saj një pjesë e mirë e kërkesave të vendosura janë përmbushur, por nuk është arritur p.sh përfshirja për pesë vite në shoqërinë civile.
Vëzhgim: PS-ja nuk ka me kë ta zëvendësojë Fatmir Xhafën
Partia Demokratike ka paraqitur një kërkesë për largimin nga Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi, të Fatmir Xhafës, kryetar i tij, deputet i Partisë Socialiste. Arsyeja është bërë publike: PD-ja pretendon se vëllai i Xhafës është i kërkuar për trafik droge në Venezuelë.
Por që PS-ja të tërheqë Xhafën, do t’i duhet ta zëvendësojë atë me një tjetër emër. I cili, siç na e thotë logjika, duhet të vijë nga fusha juridike. Jo më kot ishte Fatmir Xhafa i zgjedhur i PS-së deri më tani, pasi ai ka profesionin e juristit.
Paragrafi gjerman i fyerjes dhe pasojat e tij
Gjermania është vendi i juristëve. Shumë gjëra janë të rregulluara me ligj dhe paragrafët ndërtojnë shtyllën kurrizore ku bazohet ndërtesa shtetërore - ndoshta më tepër se në vende të tjera. Kështu është rregulluar edhe rasti i fyerjes së kryetarëve të huaj të shtetit.
Juristët e administratës nën nivelin mesatar, Harito: Cilësia vjen mbrapa
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito ka zbuluar pak a shumë filozofinë që ndiqet në emërimet e administratës. Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve ajo është përballur me kritika nga deputetët për nivelin e juristëve të administratës. “Niveli që kemi sot i juristëve në administratën publike është nën mesatare. Që ta kuptosh këtë, mjafton të shohësh ligjet që vijnë këtu. Dhe e kupton se çfarë juristësh ka administrata. Ka një problem që ka të bëjë sa me rekrutimin dhe me vlerësimin në proces.