erotikja
Erotizimi i hapësirës publike nga gratë
Sapo dielli ngroh ajrin, çlirohemi nga rrobat. Palltot dhe xhaketat dimërore i hedhim gëzueshëm mënjanë. Ky akt nuk është thjesht një ndërrim puplash. Ngrohtësia e ajrit pranveror na jep mundësinë të shfaqim çfarë kemi fshehur gjatë dimrit. Sidomos gratë e vajzat, të cilat joshin me dekoltetë dhe streçet e tejdukshme. Me fustanet e tyre, që më shumë zbulojnë se mbulojnë. Me lloj-lloj tekstilesh fine që theksojnë mrekullisht kofshët dhe vithet e tyre. I gjithë ajri pranveror kthehet kështu në një spektakël të vërtetë formash e ngjyrash femërore.