higjena
Ministria e pabesueshme e Bujqësisë, prodhimi i midhjes në kushte skandaloze
Para një muaji doli lajmi se midhja e Sarandës rezultoi me salmonelë. Mediat që e raportuan një gjë të tillë i referoheshin analizave të kryera nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit, që konstatonin kushtet skandaloze të nxjerrjes, përgatitjes dhe tregëtimit të midhjes, e cila në Sarandë shitet rrugëve.
Të lahesh një herë në javë nuk është edhe aq keq. Ose kështu po thonë...
Të lahesh një herë në javë është ekonomike dhe aspak johigjenike. Zakoni i njohur i shqiptarëve që dolën në demokraci në vitin 1990, duket se ka fituar mbështetës në kohën tonë, kur flitet për kosto, ndotje, ngrohje globale, shpërdorim burimesh etj.. Ka që bëjnë thirrje për rikthimin e këtij zakoni, që në vitet ’60 ka qenë i përgjithshëm në Europë. Të paktën kështu shkruan Donnachadh Mçarthy në një opinion në britaniken “The Guardian”, i cili teksa kujton kohët e “larjes një herë në javë”, shton se “nuk mbaj mend që ndonjë erë e tmerrshme trupi” si pasojë e këtij zakoni.