i pasur

Kryeson listën e më të pasurve të botës

Postuar në 02 Mars, 2016 09:15

Bill Gejts kryeson për të tretin vit rradhazi  listën e njerëzve më të pasur të botës me një pasuri prej 75 miliardë dollarë. Themeluesi i gjigandit kompjuterik Microsoft është 4.2 miliardë dollarë më i varfër krahasuar me vitin 2015. Në vend të dytë në listën e Forbes ndodhet Amancio Ortega, 79-vjeçari spanjoll, bosi i firmës së veshjeve “Zara”. Sipërmarrësi që fitoi më shumë para në vitin e fundit është Mark Zukerberg. Themeluesi i rrjetit social Facebook renditet në vendin e 6-të me 44.6 miliardë dollarë, duke u bërë personi më i ri në listën e 10 personave më të pasur në Botë.

Subscribe to RSS - i pasur