anulloht
Tërhiqet Ministria e Kulturës, eshtrat e Ibrahim Kodrës nuk do të lëvizin nga Ishmi
Eshtrat e Ibrahim Kodrës nuk do të zhvarrosen nga Ishmi, aty ku edhe piktori prehet prej 10 vitesh. Ceremonia e rivarrimit në Tiranë të kodrat e liqenit artificial pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës e parashikuar për të premten e 12 Shkurtit është anuluar. Në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, thuhet se dy ekzekutuesit e testamentit të piktorit, njëherash përfaqësuesit e Fondacionit “Ibrahim Kodra”, Behgjet Pacolli dhe Fatos Faslliu, kërkojnë të vlerësojnë momentin më të pjekur për të proceduar me amanetin e mjeshtrit për t’u prehur në Tiranë ose Durrës.