xhamia e Namazgjasë

Po ai flamur aty?!

Postuar në 20 Mars, 2023 17:21

Fotoja në fjalë qarkullon në rrjete sociale dhe tregon xhaminë e re të Tiranës në prag të inaugurimit. Siç ka dalë në media, xhamia e Namazgjasë mbetet pa inaugurim sepse pala turke që e financon atë ka kundërshtime për kreun e Komitetit Mysliman të Shqipërisë.

Imami Armand Ali: Erdogan s’e dorëzon xhaminë e Namazgjasë te gulenistët e KMSH-së

Postuar në 26 Shtator, 2020 19:32

Armand Ali, ish-imami e Unazës së Re ka pak orë që është liruar nga komisariati ku u shoqërua së bashku me disa besimtarë muslimanë. Ai rrëfen për TvT se ndalimi nga policia dhe antiterrori i ka qenë i paligjshëm.

Xhamia e Namazgjasë/“Pronarët kanë të drejtë të kërkojnë kompensim nga Komuniteti Mysliman”

Postuar në 13 Prill, 2018 12:53

Ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë është duke shkuar drejt përfundimit. Objekti në fjalë do të zgjidjë çështjen e faljes së besimtarëve, duke ndërfutur në kryeqytetin shqiptar një monument të stilit osman, shprehje e qartë e ndikimit të Turqisë së sotme në vendin tonë. 

Përtej këtij aspekti, është edhe një tjetër që është trajtuar shpesh. Xhamia ngrihet mbi një truall për të cilin ka kontestime dhe që po trajtohet në proces gjyqësor.  Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk e ka konsideruar problem një gjë të tillë, por për disa besimtarë kjo është çështje që ka rëndësi. 

Debati/Problemi i pronësisë së xhamisë së Namazgjasë, disa besimtarë refuzojnë të falen në të

Postuar në 10 Shkurt, 2018 14:13

Ndërkohë që vijon ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë, disa besimtarë paralajmërojnë se nuk do ta frekuentojnë pa u zgjidhur më parë cështja e pronësisë. Ata e cilësojnë ndërtimin mbi pronë të vjedhur sipas tyre, një veprim të pamoralshëm fetar dhe njerëzor.

TemaTv

Bashkiaku Veliaj me lajme të reja. Parkim edhe poshtë xhamisë së Namazgjasë në emër të bashkëjetesës

Postuar në 13 Janar, 2016 12:51

Parkimet me konçesion po mbijnë gjithandej, pjesë e planit të kryebashkiakut Erion Veliaj për shërbimet publike kundrejt pagesës te privati. Së fundmi Veliaj lajmëroi se me përfundimin e ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë, Tirana do të përfitojë edhe një parkim nëntokësor me 200 vende, disa parqe, qendra kulturore dhe një hapësirë të re për qytetarët. "Xhamia e Namazgjasë është një stoli për qytetin e Tiranës dhe jo thjesht një objekt për besimtarët myslimanë. Lajme akoma më të mira vijnë për faktin se kjo xhami, nuk do t’u shërbejë vetëm besimtarëve, por edhe qytetarëve të Tiranës.

Subscribe to RSS - xhamia e Namazgjasë