bolivi
Ish-presidentja e Bolivisë arrestohet për grusht shteti
Presidentja e përkohshme që mori detyrën në Bolivi pas rrëzimit të Evo Morales është arrestuar me dyshimin e organizimit të një kryengritjeje.
Jeanine Anez u vu në pranga pasi gjykata lëshoi të premten urdhrin e arrestimit të saj, njoftoi ministri Carlos del Castillo në Twitter. Ai e cilësoi arrestimin si një hap përpara për t'i dhënë popullit bolivian drejtësinë e merituar.
Prill-Korrik, në Bolivi gjenden 3000 të vdekur nga CoVid-19
Në Bolivi pandemia e koronavirusit duket se ka goditur rëndë dhe ka prodhuar situata dramatike. Mediat raportojnë se policia ka mbledhur vetëm në pesë trupat e 420 personave të vdekur që kishin humbur jetën nga virusi në rrugë, në shtëpi, ose në makinë. Trupat janë gjetur në kryeqytetin bolivian, La Paz.
Sipas Institutit Bolivian të Mjekësisë Ligjore, nga 1 prill deri në 19 korrik janë gjetur në rrugë 3016 trupa që me shumë gjasë kanë vdekur nga koronavirusi. Zyrtarisht në Bolivi janë 60 991 raste me CoVid-19 dhe 2218 vdekje të konfirmuara.
Thahet plotësisht liqeni i dytë më i madh në Bolivi – 1000 km2
Liqeni i dytë më i madh në Bolivi, Poopo, 1000 km2 sipërfaqe ujore, është tharë plotësisht. Humbja kishte nisur një dekadë më parë, kurse më 17 dhjetorin e kaluar u raportua tharja në masën 99.9% të tij. Ai merrte ujë nga lumi Desaguadero i cili rrjedh nga loqeni më i madh i Boliviaë, Titicaca. Poopo ndodhet në lartësinë 3 700 m.