df-zf
DF-ZF, kinezët testojnë raketën që çan edhe mbrojtjen raketore amerikane
Kina ka kryer me sukses testin e gjashtë të një rakete ultra të shpejtë, që sipas disa analistëve depërton edhe mbrojtjen raketore amerikane. DF-ZF u lëshua në qendrës e testimit raketor në Ëuzhai, në Kinën Qendrore. Ajo u transportua në kufijtë e atmosferës nga një raketë balisitike, ku u krye ndarja nga lëshuesi për t’u drejtuar në një rreze goditjeje disa mijëra kilometra në Perëndim të Kinës. Agjencitë amerikane të inteligjencës gjurmuan raketën e cila lëvizte me Mach 5, pra pesë herë mbi shpejtësinë e zërit.