Aurel Plasari
Për nevojat e partisë
Kur jeta nuk ta jep mundësinë të kesh qenë bashkëkohës i ngjarjeve të “epokës leniniste”, nuk të mbetet veçse të lexosh bashkëkohësit e atyre ngjarjeve, sidomos ata që i kanë përshkruar ato në mënyrë të dokumentuar. Ndër autorët e parapëlqyer, fjala vjen, Essad Bey është vetëm njëri prej tyre, sepse ata janë të shumtë. Ja Lenini në Paris, siç e ka përshkruar jo vetëm z. Essad Bey, por e shumta e autorëve të kohës: jetë mërgimtari, pothuaj vetmitar, përpos së shoqes Nadjezhda Konstantinovna Krupskaja, e cila nuk e braktis.
Ndërtesa “Fashiste”? Po Skënderbeu i Romës?
Duke numëruar një më një hilet që është shtrënguar të përdorë pushteti për të kryer aktin vandal të rrënimit të kompleksit kulturor-historik të ndërtesave të ish-fondacionit “SKANDERBEG” (ku sot funksionojnë dy teatrot kombëtarë), hilja e radhës rezulton etiketimi i tyre si ndërtesa “fashiste”. Shpresojnë fort që me këto truke hileqare epitetesh të mund ta përligjin krimin që kanë gatitur. Prandaj më duhet të vazhdoj ta rrjep skilen, simbas mësimit popullor “Kush bân me hile, rripet si skile”.
Arkitektët e oborrit dhe kryeministri i një pjese të Shqipërisë
Po “arkitektë oborri” nuk paska? Ashtu si ka pasur dhe ka “poetë oborri”, “piktorë oborri” etj.? Miqtë arkitektë nuk kanë përse ngrysen për këtë çështje të shtuar kështu: do të mjaftonte të lexohen Kujtimet e “arkitektit brilant” gjerman Albert Speer (1905-1981), përgjatë të cilave faqet e kurtizanërisë të një talenti të padyshimtë të godasin sytë. “Një nga arkitektët më të mëdhenj të botës”, do ta kishte quajtur edhe atë kryeministri i një pjese të Shqipërisë.
Plasari: Rama me prirje vetëm në pikturë, fundi i tij me pasoja për Shqipërinë
Historiani Aurel Plasari parashikon se qeverisja aktuale do të jetë më pasoja për të ardhmen e vendit. Duke folur në emisionin “Debati” në Channel One ai është shprehur se Edi Rama po qeveris keq dhe kjo është arsyeja pse njerëzit duan të largohen.