kriminelet
Makiazh me Ligjin e Prokurimeve
“Lufta jonë frontale ndaj kriminalitetit shënon sot një zhvillim të ri”. Kështu e nisi deklaratën për shtyp nga selia e qeverisë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, bazuar mbi një paketë ndryshimesh ligjore që sipas saj qeveria ka marrë për të ndaluar “kriminelët” të përfitojnë para publike. Ministrja e quajti paketë ligjore në fakt, por nga teksti i deklaratës kuptohet se bëhet fjalë vetëm për një ndryshim formulimi në ligjin ekzistues të Prokurimeve Publike.
Parlamenti dhe qeveria: Përkatësisht mbushur me kriminelë dhe organizatë kriminale
Parlamenti shqiptar ka hyrë me sa duket në fazën e autodenoncimit, pasi akuzat për përfshirje të kriminelëve në të apo edhe në qeverise, e tejkalon pafajësinë e një opozite. Në fund të fundit, kriminelët në Parlament janë përgjegjësi e përbashkët. Deputeti socialist Ben Blushi tha sot gjatë fjalës së tij se kjo që ndodh me Parlamentin e Shqipërisë është e paprecedentë dhe e ka çuar shoqërinë drejt shkatërrimit moral. “Për fat të keq jemi sot parlamenti më i shëmtuar në Europë, që pranon se këtu ka kriminelë. Të mos ishte për presionin ndërkombëtar, ky ligj nuk do miratohej as sot, as mot.