sistemi i drejtesise
Mbi pagat në sistemin e drejtësisë
Me të drejtë ka një interesim mbi të quajturën Reformë në Drejtësi, të cilën sipas zyrtarëve mbështetës të saj e kërkojnë 91 përqind e shqiptarëve. Shqiptarët prej vitesh kërkojnë DREJTËSI, madje jo 91 përqind, por më shumë se 97-98 përqind e tyre (po ju lëmë 2-3 % atyre që fitojnë nga Padrejtësia).
Sepse në këto vite kjo strukturë, bashkë me ata që i përzgjedhin, i emërojnë dhe i katapultojnë, ua kanë nxirë jetën shqiptarëve. Ata janë në themel të çdo prapësie e të varfërisë në rritje.
Reforma u bë, ngrehina mbetet!
Pas 18 muajsh konsultime dhe sidomos investimit & presionit të pashembullt perëndimor ndaj liderëve politikë reforma në drejtësi është duke u kaluar. Me siguri, militantët e palëve do thurin lavde për shefat e tyre. E kanë bërë dhe do ta bëjnë, pasi është e vetmja gjë që dinë të bëjnë. Por nëse ka një moment turpi në politikën shqiptarë, nëse ka një moment dështimi të elitave politike është pikërisht ky i sotmi: ata nuk janë heronjtë e ditës, ata janë turpi ynë dhe fatkeqësia jonë periodike.
Shënim: Korrupsioni – Çështja Jonë
Sot dita politike u hap me një “desantim” të befasishëm të kryeministrit në Drejtorinë e Doganave, i cili zgjati 7 minuta kohë dhe u shoqërua me shkarkimin e tre drejtorëve. Arsyet siç u thanë janë performanca e munguar dhe rezultatet e dobëta. Natyrisht ky still alla Mehmet Shehu nuk është shumë i përshtatshëm, pasi më mirë një ndërhyrje shoqëruar me një analizë që pasqyron edhe reflektim, sesa një sosje durimi që afirmohet me kësi lloj urdhërash. Megjithatë ky tashmë është fakt i cili ndoshta, por ndoshta është një lëshim “për impulse të reja” që po i bëhet aleatit në qeverisje.
Progres-raporti, Komisioni Europian nxin situatën në sistemin e drejtësisë
Komisioni Europian ka publikuar sot progres-raportin për Shqipërinë për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe, i cili mbulon një periudhë kohore nga Tetori i vitit të kaluar deri në Shtatorin e këtij viti.
Theksi vihet tek reforma në drejtësi.
Zgjedhjet