Sicinjano
Ekspertiza e një çështjeje mediatike: Pensionisti italian qëlloi pas shpine 22 vjeçarin Gjoni…
Ka tejkaluar kufinjtë e një lajmi kronike dhe është bërë çështje mediatike e sociale, ku nuk kanë munguar dyshimet për arsyet të vërteta të vrasjes së 22 vjeçarit shqiptar Gjergj Gjoni nga Puka. Gjoni është vrarë pak ditë më parë nga një pensionist italian, Françesko Siçinjano gjatë tentativës për vjedhje në shtëpinë e tij. Kështu ka deklaruar autori, pensionist, dhe fillimisht lajmi është futur në hullinë e ngjarjeve të kronikës së zezë, pasi nuk kanë qenë të pakta ngjarjet e grabitjes së vilave me protagosnistë banda shqiptare.