lotsjellës
Vonuan po nuk harruan, arrestohet Albin Kurti (Video)
Për gazin lotsjellës të hedhur në sallën e kuvendit sesionin e kaluar deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është u arrestua nga Policia e Kosovës në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Prokuroria. Ai u vu nw pranga teksa po hynte në ambientet e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës.
Po ashtu edhe Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj – Bujupi janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sakaq raportohet se Policia e Kosovës u ka hedhur gaz lotsjellës deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët kundërshtonin arrestimin e kolegëve të tyre.
Një deputete hedh gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovë, shtyhet seanca
Tanimë duket sikur është bërë një normë. Ende pa filluar seanca, deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës pranë zyrës së kryeparlamentarit Kadri Veseli. Gazin lotsjellës e ka hedhur deputetja Donika Kadaj-Bujupi. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dha një orë pushim. Gjendja ishte në prag të eskalimit, para Kuvendit të Kosovës, pasi aktivistët e opozitës dhe protestuesit e mbledhur hodhën bocë me ngjyrë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, boca këto që kanë çliruar edhe tym.