Një deputete hedh gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovë, shtyhet seanca
Tanimë duket sikur është bërë një normë. Ende pa filluar seanca, deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës pranë zyrës së kryeparlamentarit Kadri Veseli. Gazin lotsjellës e ka hedhur deputetja Donika Kadaj-Bujupi. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dha një orë pushim. Gjendja ishte në prag të eskalimit, para Kuvendit të Kosovës, pasi aktivistët e opozitës dhe protestuesit e mbledhur hodhën bocë me ngjyrë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, boca këto që kanë çliruar edhe tym. Menjëherë ka ndërhyrë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, të cilët u pozicionuan në hyrje të Kuvendit të Kosovës. Protestuesit brohorasnin “Poshtë Zajednica”. Ndërkohë “Express” njofton se kryeparlamentari ftoi mbledhjen e kryesisë në sallën C301, por anëtarët e kryesisë nuk kanë shkuar. Salla ishte e mbushur me aromë të gazit lotsjellës, që kishte depërtuar nëpërmjet sistemit të ventilimit. Opozita ka vendosur ta bojkotojë edhe takimin në të cilin i ka thirrur kryekuvendari Kadri Veseli, pas momentit që e gjuajtën gazin lotsjellës brenda sallës së Kuvendit
Add new comment