Hiçka

Mblesëria e qeverisë me CEZ dhe një akuzë për rolin e çiftit Hicka

Postuar në 09 Shkurt, 2017 10:12

Dalin në dritë të tjera fakte mbi çështjen CEZ , që duket se kompromentojnë qëndrimin e shtetit shqiptar në lidhje me zgjidhjen e konfliktit me kompaninë çeke dhe rolin që ka patur në këtë histori Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka. Gazeta “Rilindja Demokratike” raporton se zyra që ka mbrojtur kompaninë në gjyqet që kjo e fundit ka pasur me shtetin shqiptar drejtohej nga Envi Hiçka, burri i avokates së shtetit, Alma Hiçka, e cila mbronte interesat e shtetit shqiptar.

Gjykata e Lartë mbyll aferën e CEZ. Rrëzohet padia e Kontrollit të Lartë të Shtetit

Postuar në 24 Tetor, 2016 15:56

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për rihapjen e hetimeve për Marrëveshjen e Mirëkuptimit me CEZ. KLSh-ja kreu auditin e marrëveshjes ku konstatoi dëm prej 479 milionë euro, por prokuroria nuk gjeti elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Ligji i ri i Pronave për të ndalur vendimet e Gjykatës së Strasburgut në favor të ish-pronarëve

Postuar në 02 Prill, 2016 10:05

Qeveria shqiptare shpreson se legjislacioni i ri i pronave do të ndalojë vendimet e mëtejshme nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut në favor të ish-pronarëve. Zyra e Avokaturës së Shtetit që funksionon brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe që përfaqëson shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut tha për BIRN se shuma totale e kompesimit që u desh të paguhej në vitin 2014 ishte rreth 2.4 milionë euro, ndërsa për 2015 më shumë se 10.7 milionë euro. Për vitin 2016 kjo faturë pritet të jetë edhe më e lartë.

Kallëzimi i KLSH, Prokuroria nis verifikimet për Gjiknurin dhe Hickën

Postuar në 16 Tetor, 2015 09:21

Katër ditë pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokaten e Shtetit, Alma Hicka, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur zyrtarisht verifikimet. Prokuroria regjistroi zyrtarisht kallëzimin e KLSH-së ndaj ministrit të Energjisë dhe Avokates së Shtetit, të cilët akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 479 milionë eurosh nëpërmjet marrëveshjes me kompaninë CEZ.

Subscribe to RSS - Hiçka